Sipas shumëkujt, Lionel Messi po i hap rrugën kthimit në Barcelonë.
Lionel Messi është me të vërtetë në Barcelonë, ku ai dhe gruaja e tij Antonella thuhet se kanë rregulluar gjërat e nevojshme për një lëvizje të re. Këtë herë nga Parisi në Barcelonë. Nëse kjo do të ndodhë realisht, mbetet për t’u parë, por gjithsesi, Messi mban me këmbëngulje marrëdhënie të mira si me përfaqësuesit e klubit (ai u takua edhe me presidentin e klubit, Joan Laporta), ashtu edhe me ish-bashkëlojtarët e tij.
Edhe një herë, Messi shkoi të shoqërohej dhe të darkonte me Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban. Të tre të lartpërmendurit u bënë miq familjarë gjatë viteve të tyre duke luajtur për Barcelonën dhe u takuan për herë të fundit në fund të shkurtit të këtij viti.
Messi ka kontratë me Parisin deri më 30 qershor të këtij viti, por nuk ka asnjë indikacion se ai mund ta zgjasë atë, transmeton Fol Drejt.
ℹ NOTICIA @JijantesFC
Exclusiva en Jijantes el encuentro de Leo Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba y Pepe Costa en un restaurante de la ciudad de Barcelona pic.twitter.com/SCnugMS7Ve
— Jijantes FC (@JijantesFC) April 24, 2023