Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, përmes një videoje, ku kanë përmbledhur historikun e skandalit të ambasadorit Berishaj.
Në reagimin e PDK-së përfshihet edhe mbrojtja siç ka thënë PDK “e pakuptimtë dhe e dyshimtë” e krerëve institucionalë, lidhja me kryeministrin Kurti dhe siç ka shkruar PDK, “financimi i fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje!
Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet!”, ka shkruar PDK në postimin e shoqëruar me video./FolDrejt/