Sergio Aguero i dha fund karrierës, për shkak të problemeve me zemrën. Cristian Eriksen, mbeti pa ndjenja në fushë, po për shkak të këtyre problemeve, mirëpo frika është nëse këto raste janë të izoluara? Shkruan Fol Drejt.
Problemet me frymëmarrjen tek futbollistët aktivë në fushat e blerta, po shpeshtohen. Për vetëm 1 javë janë shfaqur 3 raste të tilla që po detyrojnë lojtarët të lënë fushën e lojës të shqetësuar.
I fundit është rasti i sulmuesit të Rennes i cili nga një problem i tillë u detyrua të linte fushën, situatë që ka shqetësuar jashtë mase të gjithë.
Kujtojmë se para ca ditësh edhe mbrojtësi i Manchester United, Lindelof dhe po ashtu edhe Zielinksi, lojtar i Napolit shfaqën probleme të tilla dhe iu është dashur të largohen nga loja.
Të gjitha këto raste, kanë ngritur pikëpyetje të shumta, nëse bëhet fjalë për një dukuri të re që po e kërcënon këtë sport.
A French football Martin terrier had to leave the football pitch on Tuesday night, with severe chest pains, pic.twitter.com/VGZrrZMQZn
— BristolBlues50 🇬🇧🇬🇧 (@BBlues50) December 15, 2021