Sot “Dardanët” kanë udhëtuar drejt Qipros ndërsa nesër do ta luajnë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve (Nations League).
Vlen të theksohet se me ekipin nuk ka udhëtuar futbollisti Mërgim Vojvoda., i cili për shkak të lëndimit nuk është grumbulluar.
Itinerari i Kosovës e cila gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut, do të jetë i ngjeshur për muajt në vijim.
Më 5 qershor në “Fadil Vokrri” do të luajë kundër Greqisë.
Po ashtu si vendas skuadra “verdh e kaltër” do të luajë kundër Irlandës së Veriut.
Ndërkaq më 12 qershor do ta luajë ndeshjen kthyese si mysafire në Greqi.