Sherif Konjufca, prind i Glauk Konjufcës i cili është kryeparlamentar i Republikës së Kosovës, ka qenë i ftuar në emisionin “n’Demos”, ku ka shpalosur më shumë rreth të kaluarës së birit të tij, madje ai është përgjigjur edhe në pyetjen nëse Glauku kishte qenë më herët pjesë e SHIK-ut, transmeton Fol Drejt.
Ai ka thënë se raportimet në media dolën për t’ia dëmtuar autoritetin Glaukut, i cili viteve të fundit po shënonte majat e karrierës së tij politike.
Megjithatë, ai ka mohuar se kryetari i Kuvendit ka qenë anëtar i ShIK-ut.
“Glauku kur bëri autoritet më të madh në Vetëvendosje, oponentët politik duhej të shpiknin diçka me ia zvoglu autoritetin, madje e shpikën se Glauku ka qenë punëtor i SHIK-ut, ku shihet kinse nënshkrimi i Glaukut, i Kadri Veselit, dhe ai i imi. Nënshkrimi im çka duhej aty, djali ishte i moshës madhore, por çka duhej nënshkrimi im në atë librezë, pra ka qenë një shpikje amatore”, ka thënë ai.