“Epo ju bombardoni, vrisni një serb dhe ne do t’i vrasim njëqind muslimanë. Pra, të shohim nëse komunitetit ndërkombëtar apo dikujt tjetër do t’i lejohet t’i sulmojë pozicionet serbe dhe nëse mund të sillen kështu me popullin serb” – ishin fjalët e dikurshme të Aleksandër Vuçiqit më 20 korrik 1995, tani president aktual i Serbisë, përkujton opozitarja Danas, transmeton Fol Drjet.
Presidenti aktual i Serbisë do të mbahet mend si dikush që donte që boshnjakët të ndëshkoheshin siç bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore kur vendosën rregullin – për një gjerman të vrarë, njëqind izraelit të vriteshin.
Më 20 korrik 1995, vetëm nëntë ditë pas rënies së Srebrenicës, çfarë tha Vuçiq para dhe çfarë pas fjalimit së përmendur? Ja një pjesë nga transkripti i diskutimit, në të cilin morën pjesë deputeti i Demokracisë së Re, Nebojsha Lekoviq, kryetari Dragan Tomiq dhe më pas deputeti i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Vuçiq:
KRYETARI: Fjala është deputeti Nebojsha Lekoviq, për shkelje të Rregullores së Punës.
NEBOJSHA LEKOVIQ: Zoti Vuçiq më thirri me emra dhe kam të drejtë të përgjigjem.
KRYETARI: Keni reklamuar shkelje të Rregullores së Punës.
NEBOJSHA LEKOVIQ: Vetëm të them nëse e di se çfarë është fashizmi. Lideri i një partie që propagandon 100 të vdekur për një serb të vdekur, a nuk është fashist ai lider? Kush e bëri këtë gjë përveç Hitlerit? Asnjë tjetër!
KRYETARI: Zoti Vuçiq, nuk ua dhashë fjalën, u larguat vetë. Ju jeni jashtë. Të lutem, ulu, do të të jap fjalën. Kërkoj heshtje nga deputetët. Fjalën e ka deputeti Aleksandar Vuçiq, për replikë, në replikë:
ALEKSANDAR VUÇIQ: Më lejoni të them, përsëri për njeriun që u fut pas hekurave, tha se për një serb të vdekur duhen 100 muslimanë të vdekur. Unë do të shpjegoj se si dhe me çfarë rasti e ka thënë Vojisllav Shesheli, por gjithsesi është shumë më mirë sesa të avokosh si ti dhe Sllobodan Millosheviqin për njëqind serbë të vdekur për një musliman të vdekur. Ja, si, pse dhe për çfarë foli Vojisllav Shesheli. E di qe e ke të vështirë ta kuptosh, por të paktën le të bëjnë punën këshilltarët e tu, nëse po i paguan, të paktën le të mundohen të të shpjegojnë diçka. Kur avionët e NATO-s bombarduan pozicionet serbe në Republika Srpska, kur kishte viktima civile në Jahorinë, kur kishte viktima civile në afërsi të Bihaqit, kur gratë serbe u vranë vetëm sepse ishin serbe, jo muslimane dhe kroate, më lejoni t’ju kujtoj atë grua shtatzënë dhe ata fëmijë që humbën jetën në shkollën jo shumë larg ishullit boshnjakë apo anëtarët e UNPROFOR-it apo të kapin të burgosurit, që ata të shantazhojnë bashkësinë ndërkombëtare, kështu që ju bombardoni, vrisni një serbë, ne do të vrasim njëqind muslimanë, pra të shohim nëse komuniteti ndërkombëtar apo dikush tjetër lejohet të sulmojë pozicionet serbe, nëse mund të sillen kështu me popullin serb. Ajo deklaratë ishte pikërisht dëshmia e traditës së madhe liridashëse të SRS-së dhe pikërisht shprehja e asaj që Vojisllav Shesheli dëshiron për popullin serb, që është liria dhe është dëshmi se nuk ka të bëjë fare me fashizmin.
Më shumë se 20 vjet më vonë, Vuçiq pretendoi në Pressing N1 se fjalët e tij të folura në foltoren e parlamentit nuk u transmetuan me besnikëri.
“Ekziston, i nxjerrë jashtë kontekstit. Ky ishte kontributi i radios RTS gjatë fushatës më të ashpër të Millosheviçit dhe regjimit të tij në 1995 kundër radikalëve”, tha ai në Pressing.
Ai shtoi se “sigurisht ka thënë gjëra të tjera, të shumta, të cilat i kam menduar se janë të mira në atë kohë dhe që sigurisht nuk do t’i përsëris sot”./FolDrejt/