Roja bregdetare italiane shpëtoi një çift të moshuar me helikopter nga një zonë e prekur keq nga përmbytjet, raporton Klix, pëcjell Fol Drejt.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin italian të Emilia-Romagna dhe sipas informacioneve të fundit nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa disa konsiderohen të zhdukur.
14 lumenj kanë dalë nga shtrati dhe janë përmbytur gjithsej 23 qytete.
Një nga videot e shpëtimit tregon shpëtimtarët duke arritur në një shtëpi duke përdorur një helikopter dhe duke shpëtuar një çift të moshuar nga çatia.
Këtë fundjavë, në rajonin e përmendur ishte menduar të zhvillohej një garë e Formula 1, por ajo u anulua pas konsultimeve me autoritetet italiane dhe FIA. /FolDrejt/