Një aksident i rëndë trafiku në Hatay të Turqisë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur një shofer kamioni ka humbur kontrollin e timonit dhe ka përplasur nëntë makina dhe dy minibusë në autostradën Iskenderun-Antakia.
Në përplasjen zinxhirore, pas së cilës ka shpërthyer zjarri, së paku 12 persona kanë vdekur, ndërsa 31 të tjerë janë lënduar, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në profilin e tij në Twitter ka bërë të ditur se në terren kanë ndërhyrë 22 automjete të urgjencës, si dhe tre ekipe speciale mjekësore të shpëtimit të UMKE.
“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën, u shpreh ngushëllimet e mia të afërmve të tyre”, tha ndër të tjera ministri në njoftimin e tij, transmeton Fol Drejt.
Bakan Koca, Antakya'nın Topboğazlı mevkiinde yaşanan zincirleme trafik kazasında, 12 kişinin hayatını kaybettiğini, 3'ü ağır 31 kişinin yaralandığını bildirdi.
Vefat edenlere Allah'tan rahmet yaralılarımıza acil şifalar diliyorum. pic.twitter.com/PIhObaQEOC
— Tomris Hatun (@TomrisHatun27) May 6, 2023