Vendimi për groposjen e derrave të infektuar me murtajën afrikane në komunën e Kllokotit ka shkaktuar incident mes policisë e qytetarëve të kësaj komune.
Ashtu sic raporton Kossev, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërnçar të komunës së Kllokotit, banorët e të cilit pretenduan se groposja e këtyre kafshëve është caktuar në afërsi të fshatit.
Në shenjë revolte ata kanë protestuar, por policia është përpjekur që t’i largojë ata, raporton KoSSev, transmeton Fol Drejt.
Anipse në rrjetet sociale po qarkullojnë video të kësaj ngjarjeje, policia u shpreh se nuk ka raportime për ndonjë incident, por tha se ka dhënë mbështetje në transportimin e kafshëve të ngordhura.
Ngjarjen e kanë komentuar edhe disa banorë të fshatit Gërnçar, të cilët kanë dhënë informacione për KoSSev duke shpjeguar se në këtë fshat është hapur një gropë me qëllim të groposjes së derrave të infektuar që kanë ngordhur.
“Sot në mëngjes erdhën atje me një kamion dhe shkarkoi një rimorkio me derra të ngordhur”, tha Marinkoviq.
Më pas raportohet se banorët e zonës u mblodhën dhe bllokuan rrugën që të çon në gropën e gërmuar, të revoltuar nga zgjedhja e vendndodhjes dhe nga frika e infeksionit të mundshëm.
“Kur qytetarët u rebeluan, policia gjatë protestës u tha se kryetari ishte pajtuar dhe ishte në dijeni me vendin ku do të groposeshin derrat”, shtoi Marinkoviq.