Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Video/ Përplasjet “epike” ndërmjet opozitës dhe pozitës, si kaloi seanca e mbrëmshme?

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kuvendi i Republikës së Kosovës dje ka qenë arenë e përplasjeve ndërmjet opozitës dhe pozitës, për çështjen e dialogut me Serbinë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Albin Kurti shkruan Fol Drejt.

Debati përfundoi vonë, pas orës 2 e mëngjesit, ndërsa në fokus ishte Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kritikat e opozitës theksonin “degradimin” e dialogut, duke thënë se debati është zhvendosur nga synimi për “njohje në qendër” me “zajednicën në qendër!”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Unë do ta përfundoj fjalinë time me një fjali të kryeministrit që më pat lënë shumë përshtypje dhe më pati pëlqyer shumë ‘Çakorri, Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, tap kryeministër tha e lëshoi bajrakun! E unë po ju them sot në gjuhën e tij: Zajednica, Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoi bajrakun!” – tha me ironi deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, duke ia shfrytëzuar të njëjtin leksik që Kryeministri Albin Kurti e kishte përdorur kundër ish kryeministrit Ramush Haradinaj, për çështjen e demarkacionit.

Por Kryeministri Kurti ua ktheu duke thënë se edhe nëse ka ndryshuar, ka ndryshuar për të mirë:

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për keq, por ju keni ndryshuar. Pra, e kuptoni, bëhet fjalë për deputetë që e kanë votuar ‘Zajednicën’ më 2013… Nuk kam ndryshuar unë, por ju po këqyrni ndryshe tash. Konteksti, qëllimi, kuptimi nuk kanë ndryshuar” – tha ndër të tjera kryeministri, duke shtuar “Zajednica nuk kalon!”

Ndër radhët e opozitës, përkatësisht PDK-së, ishte edhe ish diplomati Enver Hoxhaj i cili tha se në marrëveshjen e fundit, Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur.

“Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës”, tha ai.

Debati u karakterizua herë, herë me tone të ashpra, ndërsa Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ndërhyri në një moment kur i kërkoi deputetit Jahja Kokaj të flas me terma më të lehta:

“Profesor nëse mundesh në terma më të lehtë se pak vonë, deputetët po më ankohen” – tha Konjufca, pasi Kokaj duke u shprehur për Asociacionin tha se “…kur e hedh budallai një gur në ujë, 1 mijë të mençur nuk mund ta nxjerrin”.

Ferat Shala nga PDK reagoi kur kryeministri ia përmendi emrin gruas së tij, duke ia kujtuar se “gruaja ime e dashur, e dashura ime Sala, nuk e ka votuar zajednicën, dhe nuk është e ndershme me fole për personat që nuk janë këtu, dhe nuk na ka hije me fole për gratë” – ka thënë ai.

Më i ashpër në kritikat e tij ishte i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili ndër të tjera tha se:

“Njeriu i cili e ka kërkuar njohjen në qendër dhe e përfunduar me neutralitet rreth paragjykimit të statusit të shtetit të vetë, njeriu që i ka pasur gjashtë kushte para gjashtë muajsh dhe ka përfunduar pa asnjërin prej tyre”.

Ai i ka thënë kryeministrit se ka mbetur i vetëm në këtë ballafaqim, meqë ka qenë përherë përçarës. “Kur ballafaqoheni me Vuçiqin në Bruksel, mendjen e ki te opozita, sepse je popullist!”

“Nuk konsideroj që kam ndryshuar ose kemi ndryshuar si Lëvizje Vetëvendosje!, as në koncept, as në qëllim, as në kuptim, a në strategji po!” – ka thënë ai. Por për sa i përket dialogut, ai ua ka kujtuar marrëveshjen e VLAN-it të shtatorit 2014, ku prej atëherë “nuk thuhej lehtë jo negociata, Vetëvendosje!”

Ai ka thënë se propozimet nga bashkësia ndërkombëtarë kanë ardhur shumë më të mira, për arsye të shumë faktorëve.

“Dialogu nuk është prioriteti numër një, por kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme!” – ka thënë mes tjerash Kurti, duke shtuar se ajo do t’ia hapë mundësinë Kosovës për zhvillim edhe ekonomik./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiKosoveKryeministri KurtikURTIkuvendi i kosovesShqiperi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Armiku” i Vuçiqit thotë se ky i fundit e zvarriti Kosovën për 10 vjet dhe na solli të gjithëve te situata “merreni ose lëreni!”

Lajmi tjetër

Kisha Ortodokse e Serbisë s’bëzan për propozimin evropian për Kosovën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM