Një gjyshe është ngrënë e gjallë nga një piton 22 metra në Indonezi pasi shkoi në xhungël për të mbledhur gomë.
Jahrah, 54 vjeç, u zhduk të premten mbrëma në pyll pranë shtëpisë së saj të familjes në provincën Jambi, në ishullin perëndimor të Sumatrës, raporton Daily Mail, transmeton Fol Drejt.
Vendasit dërguan grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën një gjarpër të madh në një pyll me stomak të fryrë dhe kur e hapën, gjetën trupin e saj brenda.
Anto, kreu i fshatit të Jarah, i cili – si shumë indonezianë – përdor vetëm një emër, tha se pitoni ka të ngjarë ta kete vrarë atë duke përdorur trupin e tij për ta mbytur./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=CfWQuRD9sTg