Një incident i pazakontë u dëshmua në Republikën Demokratike të Kongos kur një urë e re për këmbësorë u shemb teksa zyrtarët po përgatiteshin të prisnin shiritin e përurimit zyrtar.
Incidenti qesharak në vendin e Afrikës Qendrore ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për cilësinë e ndërtimeve në vend, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjet.
E përditshmja iHarare shkruante se mbi urën e ngushtë kishte panik teksa njerëzit që ishin ngjitur në të për përurimin tentonin të mbaheshin te njëri-tjetri.
Ura ishte ndërtuar për të ndihmuar vendasit në kalimin e lumit në muajin me reshje të dimrit pasi një urë e vjetër e improvizuar këputej shpesh dhe kishte shkaktuar vdekje e plagosje mes banorëve.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit shumë njerëz ngjiteshin në urën dy metra të gjerë e cila ishte zbukuruar me shiritë të kuq dhe një zyrtar ishte gati të bënte prerjen me gërshërë.
Por në ditën e saj të hapjes, ura nuk arriti të mbante veten dhe u shemb nga pesha e zyrtarëve. Ngjarja besohet se ka ndodhur në fund të javës së shkuar.
Nga incidenti nuk u raportuan plagosje serioze, pervec turperimit ne rrjetin global te internetit./tch/