Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq disa policë serbë të cilët, të nxehur nga alkooli, i këndojnë një Srebrenice të dytë, raporton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për disa policë të Sanxhakut, aktin e të cilëve deputeti shqiptar Shaip Kamberi e ka cilësuar si “fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”.
Ky është reagimi i plotë i Kamberit:
“KËNGËT E POLICËVE PËR SREBRENICË TË RE NË SANXHAK JANË FYTYRA E VËRTETË E SERBISË SË VULINIT DHE VUÇIQIT
“O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”.
Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut.
Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale.
Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq.
Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.”
Duket që videoja është gjiruar gjatë netëve festive.
Për më shumë, shihni videon: