Një oficer policie i Policisë së Çikagos ka qëlluar me një plumb në këmbë një 13-vhjeçar i cili drejtonte një automjet të vjedhur.
Departamenti i Policisë së Çikagos bën me dije se oficeri qëlloi djalin 13-vjeçar që iku nga automjeti i vjedhur në kërkim për vjedhjen e automjeteve në Oak Park.
Sipas policisë një djalë 13-vjeçar gjatë një ndjekjeje me këmbë të mërkurën mbrëma në lagjen South Austin, vrapoi nga një automjet i vjedhur që besohet se ishte përfshirë në një vjedhje të mëparshme automjeti në Oak Park.
Ndërkohë që para se të ndalonte, makina që drejtohet nga adoleshenti përplasi dhe një nënë me fëmijën e saj në krah, por që fatmirësisht pati vetëm plagë të lehta nga përplasja, pa rrezik jete./FolDrejt/