BBC shkruan se turma të zemëruara qytetarësh në Sri Lanka kanë djegur shtëpi të zyrtarëve dhe deputetëve, për shkak të krizës ekonomike.
Protesta masive shpërthyen si shkak i pakënaqësisë së trajtimit të krizës ekonomike nga ana e qeverisë, me ç’rast dha dorëheqje edhe kryeministri i vendit, transmeton Fol Drejt.
PM Mahinda Rajapaksa’s ancestral home in Madamulluna has been set on fire. pic.twitter.com/JAN52w5Gxw
— DailyMirror (@Dailymirror_SL) May 9, 2022
Megjithatë akti nuk e ndihmoi aspak situatën, e cila erdhi duke u përshkallëzuar. Sipas mediave ndërkombëtare, që nga e hëna, 7 persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 persona janë plagosur.
Shtëpi që i përkisnin Rajapaksas, ministrave e deputetëve të ndryshëm, u kthyen në shkrumb e hi, ndërsa vendi ndodhet në gjendje shtetrrethimi.
Veç kësaj, protestuesit bënin thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe vëllai Mahinda të largohen nga detyra.
Pamjet e shtëpive që nxirrnin flakë e tym, u postuan në rrjete sociale, ndërsa turma brohoriste./FolDrejt/