Ndeshja e playoff-it të kompeticionit meksikan Torneo Clausura 2023 Liga de Expansión ndërmjet Celaya dhe Atletico Morelia e luajtur fundjavën e kaluar ishte jashtëzakonisht dramatike, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Trajnerët e dy skuadrave u përleshën në fushë dhe gjatë ndeshjes u pa një gol i pabesueshëm.
Në momentet e fundit të ndeshjes, Atletico kishte epërsi 2:1 dhe po mbrohej nga sulmi i Celayas, i cili kishte marrë një goditje dënimi në minutën e 93-të thellë në pjesën e kundërshtarit. Të gjithë lojtarët ishin në zonën e rreptësisë, duke përfshirë edhe portierin Guillermo Allison, i cili ishte pranë shënimit dhe barazimit të rezultatit, por portieri i Morelias Santiago Ramirez reagoi mirë dhe e kapi topin.
Megjithatë, Ramirez më pas vendosi për një lëvizje gjeniale. Porta e kundërshtarit ishte bosh, ndaj ai gjuajti topin me sa mundi dhe ai përfundoi në rrjetën e Celayas.
Goli i tij konfirmoi fitoren për Atlético dhe siguroi vendin e tij në finalen e kompeticionit. /FolDrejt/