Një video motivuese është shpërndarë në rrjetet sociale nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, shkruan Fol Drejt.
“Pse akoma po luftojmë? Kjo është pjesa e parë e përgjigjes sonë. Të dytën do ta kuptoni javëve në vijim” – thuhet në mbishkrimin që e shoqëron videon.
Ajo u përcoll me një hashtag ku thuhej: pranvera po vjen; duke lënë të dyshohet se diçka po paralajmërohej me këtë rast.
Një ndër pikat më të nxehta të luftës në javët e fundit, ka mbetur qyteti i Bakhmut. Duket sikur forcat ukrainase janë duke i mbledhur energjitë për një kundërofensivë të fuqishme ndaj ushtarëve të Vladimir Putinit.
Why do we still fight? This is first part of our answer. The second part you'll see in the coming weeks. #SpringIsComing pic.twitter.com/N61HVadUFu
— Defense of Ukraine (@DefenceU) March 12, 2023