Emmanuel Macron realizoi një vizitë të papritur në jug të Francës, ku u shfaq i veshur me një beretë klasike franceze. Por ajo që ka lënë përshtypje gjatë kësaj vizite ka qenë shoqërimi i një kori barinjsh të cilët ishin duke kënduar këngë tradicionale franceze, shkruan Fol Drejt.
“La Parisien” raporton se 44-vjeçari Macron ka vizituar rajonin e Pirenejve ku zhvillohet çiklizmi “Tour de France”, i cili tradicionalisht vizitohet nga presidentët francezë gjatë organizimit sportiv.
Nuk munguan komentet negative për paraqitjen e tij në krah të barinjve.
“A nuk ka gjë tjetër për të bërë?” pyeti një përdorues i Twitterit.
Gjesti i tij do t’ua kujtojë lexuesve ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili jo rrallë herë e ka sprovuar veten në këtë drejtim.