Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, dhe zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.
Takimi është duke u zhvilluar në zyrën e presidencës, ndërsa është bërë e ditur që pas takimit nuk do të ketë konferencë për media, transmeton Klankosova.tv.