Me thirrje e pankarta të ndryshme Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë, transmeton Fol Drejt.
“Vlerësim i punës edhe mundit”; “Kryeministër realizo kërkesat e tona” ishin vetëm disa nga thirrjet që iu drejtuan Kurtit në veçanti.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell pamje përmes fotografive dhe videos nga vendi i ngjarjes.
Protesta në përgjithësi ka qenë e qetë dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës./FolDrejt/