Një burrë dhe një grua u vranë dhe vajza e tyre u plagos në një makinë pasagjerësh në Urën e Krimesë herët të hënën, tha Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit Belgorod në Rusinë jugore, shkruan Al Jazeera.
“Vajza u plagos,” tha Gladkov në një mesazh në Telegram. “Gjëja më e vështirë është se i vdiqën prindërit, babi dhe mamaja.”
Gladkov tha se makina me të cilën po udhëtonin kishte targa nga rajoni i tij, për të cilën ai tha se po përpiqej urgjentisht të kontaktonte me të afërmit e vajzës së plagosur.
На телеканале «Крым 24» показали поврежденную часть Крымского моста. Видео снято из вагона поезда. pic.twitter.com/91eMrwnzRG
— The Insider (@the_ins_ru) July 17, 2023
Kievi thotë se incidenti i urës mund të jetë një provokim nga Moska
Incidenti në urën e Krimesë mund të jetë një akt provokimi nga ana e Moskës, tha të hënën Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës ushtarake jugore të Ukrainës.
“Krijimi i provokimeve të tilla, të cilat autoritetet okupuese të Krimesë i raportojnë menjëherë me zë të lartë, është një mënyrë tipike për zgjidhjen e problemeve nga autoritetet e Krimesë dhe vendi agresor”, tha Humeniuk për transmetuesin kombëtar Rada.
Zyrtari rus: “Regjimi terrorist” i Ukrainës pas incidentit të urës
Kreu i parlamentit të Krimesë, i vendosur nga Rusia, tha të hënën se Ukraina qëndron pas një incidenti në Urën e Krimesë, i cili vrau dy persona më parë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
Ai u citua të thoshte se ura ishte sulmuar nga ai që ai e quajti “regjimi terrorist” i Ukrainës dhe se pjesa hekurudhore e urës nuk ishte dëmtuar.