Dy qytetet indoneziane të Java-s Perëndimore janë goditur ashpër nga një tërmet i fuqishëm, ndërsa raportohet për dhjetëra, e qindra viktima, shkruan Fol Drejt.
Sipas agjencisë së lajmeve Antra qindra oficerë policie po bashkoheshin me përpjekjet e shpëtimit në qytetin Cianjur, i cili ndodhet më afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 5.6 ballë.
Qyteti me 175,000 banorë ndodhet në një zonë malore të Java perëndimore, provinca më e dendur e populluar e Indonezisë.
“Detyra kryesore e sotme për personelin është të përqendrohet në evakuimin e viktimave,” tha Dedi Prasetyo, një zëdhënës i policisë.
Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil tha se të paktën 162 njerëz u vranë, shumë prej tyre fëmijë, dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën.
Këtë shifër e ka konfirmuar edhe Agjencia Kombëtare e Katastrofave të Indonezisë (BNPB).
Guvernatori paralajmëroi se disa banorë mbetën të bllokuar në vende të izoluara dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Disa nga të vdekurit ishin studentë në një shkollë me konvikt islamik, ndërsa të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre kur çatitë dhe muret ranë mbi ta.
“Dhoma u shemb dhe këmbët e mia u varrosën nën rrënoja. Gjithçka ndodhi kaq shpejt,” tha studentja 14-vjeçare Aprizal Mulyadi për agjencinë e lajmeve AFP.
Ajo tha se u tërhoq nga shoku i saj, Zulfikar, i cili më vonë vdiq pasi u bllokua nën rrënoja.
“Isha e dëshpëruar kur e pashë ashtu, por nuk munda ta ndihmoja sepse këmbët dhe shpina më ishin lënduar”, tha ajo.
Tërmeti shkaktoi kaos të vërtetë: Rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike
Tërmeti, i ndjerë fuqishëm rreth 75 km (45 milje) larg në kryeqytetin Xhakarta, dëmtoi të paktën 2200 shtëpi. Rreth 13,000 njerëz u dërguan në strehimoret e evakuimit, sipas guvernatorit./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=YIxlYrwu8YI&feature=emb_logo