Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes “Thaçi dhe të tjerët”, shkruan Fol Drejt.
Kjo është konferenca e 15-të e ecurisë së çështjes, në të cilën janë diskutuar disa pika.
“Qëllimi i seancës sot, është që të shqyrtojmë ecurinë e çështjes dhe të diskutojmë për temat sipas rendit të ditës” – tha gjykatësi i rastit.
Konkretisht temat që u diskutuan janë:
- Nxjerrja e materialeve, përkthimet;
- Hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtejshëm;
- 40 dëshmitarët e parë të ZPS-së;
- Dhe kërkesa shtesë të mbrojtës të paraqitura në parashtrimet e tyre me shkrim.
Ekipet e mbrojtjes janë ankuar se disa prej materialeve nuk janë dorëzuar me kohë, por ato kanë parashtruar edhe ankesa të tjera. Ish krerët e UÇK-së nuk kanë qenë të pranishëm në sallë./FolDrejt/