Real Madrid për të 14-tën herë e ka fituar trofeun më të vlefshëm të futbollit evropian, atë të Champions League.
“Los Blancos” të shtunën në stadiumin “State de France”, e mposhtën në finale Liverpoolin, me rezultat 1:0 me golin e shënuar në minutën e 59-të nga Vinicius Junior.
Ekipi mbretëror përveç kësaj ka arritur që të shpallet kampion edhe në La Liga, për herën e 35-të.
E të dielën në Madrid pati festë të vërtetë.
Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti, ka festuar bashkë me tifozët.
Në festë po ashtu janë prezantuar edhe dy trofetë e fituar në dy kompeticione këtë sezon.