Kamerat e vëzhgimit kapën momentin kur një tërmet katastrofik goditi Turqinë herët këtë mëngjes.
Gjatë paradites u publikuan disa video që tregojnë skenat e tmerrshme nga Turqia dhe Siria pas tërmetit që goditi Turqinë juglindore, afër kufirit me Sirinë, dhe vrau qindra njerëz, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Ekipet e shpëtimit në terren po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja, ndërsa zyrtarët raportojnë minutë pas minute të dhëna të reja për numrin e të plagosurve dhe të vdekurve.
Dëshmitarët thonë se në një çast gjithçka filloi të dridhej dhe të shembet.
Një numër i madh ndërtesash u shkatërruan ose u dëmtuan.
Ju sjellim më poshtë momentin e goditjes nga tërmeti./FolDrejt/