Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, njoftoi se Ndërrmarrja Publike Banesore SH.A. ka renovuar tërësisht Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Velania”.
Për këtë ai njoftoi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ka renovuar tërësisht Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Velania”.
Tani kjo qendër mjekësore ka ambiente shumë më të përshtatshme si për mjekët ashtu edhe për pacientët.
Po ashtu jemi në proces të renovimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen “Mati 1”, me qëllim që të krijojmë hapësira dhe kushte më të mira për qytetarë dhe për stafin mjekësor, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime mjekësore sa më cilësore për pacientët.
Drejtoria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ramës./FolDrejt/