Ronela Gashi, e njohur për zërin e saj të bukur, është bërë së fundmi sensacion në mediat në Turqi, shkruan Fol Drejt.
Po cila është arsyeja e këtij sensacioni?
Kënga e Çanakalasë, e interpretuar nga Gashi, duket se i ka mahnitur turqit. Teksti i kësaj kënge i cili daton që nga beteja e Gallipolit, e njohur ndryshe edhe si “Lufta e Çanakalasë”, nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916.
Ishte një fushatë e ashpër luftarake, e udhëhequr nga Franca, Anlgia dhe Zelanda e Re, kundër Turqisë, e cila ende nuk e kishte flakur petkun e Perandorisë Osmane.
Në këtë betejë të ashpër, njëra ndër më të ashprat në Luftën e Parë Botërore, morën pjesë shumë shqiptarë, besnikë të Portës së Lartë.
Përkundër faktit që Perandoria Osmane tashmë ishte tërhequr nga Ballkani, lidhjet e shqiptarëve mbetën të forta, çka edhe e dëshmon pjesëmarrja e tyre.
Nga kjo luftë sa tragjike aq edhe heroike, lindën vargjet e këngës.
Këtë këngë e interpreton në mënyrë brilante edhe Ronela Gashi, e cila duket se i ka lënë pa fjalë turqit./FolDrejt/