Hoteli luksoz që njihet si më i madhi në Pakistan është rrënuar tërësisht si pasojë e përmbytjeve nga shiu.
Nga përmbytjet janë dëmtuar 170 mijë shtëpi.
Hotelit “New Honeymoon” me 150 dhoma në Kalam, iu lanë themelet nga uji i furishëm përpara së të rrëzohej tërësisht.
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif është lutur për ndihmë ndërkombëtare për përmbytjet që e detyruan vendin të shpall gjendje të jashtëzakonshme.
Shiu jashtëzakonisht i madh ka vazhduar të bie në Pakistan, ku edhe numri i viktimave arriti në 937 që nga mesi i qershorit.
Shirat e musonit, zakonisht fillojnë në korrik në Pakistan, por këtë vit filluan në qershor.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, duket hoteli gjersa rrëzohet brenda pak sekondash./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=7nxPSCibo-A