Disa zyrtarë brazilianë janë përfshirë në një aksident me helikopter të mërkurën në shtetin Minas Gerais.
Në një video tronditëse që qarkullon në internet shihet helikopteri që është ngatërruar me kabllot e linjave të energjisë elektrike. Në helikopter ndodheshin një deputet, një nënkryetar bashkie dhe dy të tjerë, përfshirë pilotin.
Përplasja ka shkaktuar flakë, i cili është vënë menjëherë nën kontroll nga zjarrfikësit. Të gjithë pasagjerët kanë mundur t’i shpëtojnë përplasjes me lëndime të lehta. /abcnews.al/
https://www.youtube.com/watch?v=-WmztaOdn5k&t=1s&ab_channel=N4NEWSOFFICIAL