Tifozët e ndaluan mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi (35-vjeçar) dhe me shaka i dhanë një rrjetë të vogël peshkimi me të cilën metaforikisht nënkuptojnë që ai të kapë dhe të ndalojë sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland (22-vjeçar) në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se më 10 qershor Interi dhe City do të luajnë në Stamboll finalen e Ligës së Kampionëve pasi kanë eliminuar në gjysmëfinale Milanin dhe Real Madridin. City është favorit për të fituar.
Haaland është golashënuesi më i mirë në Champions League, ndërsa këtë sezon ka shënuar gjithsej 52 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi norvegjez duket në formë këtë sezon pasi Manchester City, pas fitimit të Premierligës, shkon për fitimin e kupave të tjera. Gjegjësisht, skuadra e Pep Guardiolës mund të fitojë edhe FA Cup përveç Ligës së Kampionëve, në finalen e së cilës do të luajë kundër Manchester United.
Në Twitter është publikuar një video e tifozëve duke i dorëzuar rrjetën Acerbit, ku mbrojtësi italian ka qeshur dhe ka marrë dhuratën. Acerbi është një lojtar i Lazios i huazuar te Interi, ku ai bëri 45 paraqitje për ekipin e parë këtë sezon. Ndër të tjera, më herët në karrierën e tij ai ka luajtur për Genoa, Milan, Chievo, Sassuolo dhe Lazio. Ai ka 29 paraqitje për kombëtaren italiane, transmeton Fol Drejt.
Inter fan gives Acerbi a fishing net for good luck to stop Haaland in the Champions League final
🤣🤣🤣🤣🤣pic.twitter.com/6OTwxZmxzt— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) May 20, 2023