Ndërsa Ukraina është në pritje të një ofensive më të ashpër të nisur nga rusët, Zelanda e Re ka vendosur të dërgojë aeroplanët transportues C-130 Hercules dhe 58 ushtarë në Evropë, në mbështetje të ukrainasve.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Peeni Henare, transmeton Fol Drejt.
Për më tepër, pakoja mbështetëse kundër pushtimit rus, sipas Kryeministres Jacinda Ardern, kap shumën e 13 milionë eurove.
Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas kanë thënë se një ofensivë e re është nisur nga rusët në Donbas.
Sipas gazetës turke Yeni Şafak, pamjet tregojnë forcat ukrainase teksa u kundërpërgjigjën sulmeve ruse duke gjuajtur raketa Grad në objektivat ushtarake në rajonin lindor të Donbasit, në mes të përleshjeve të vazhdueshme.
Por, Ukraina beson se ofensiva e filluar në Donbas mund të zgjerohet dhe se rusët pritet t’i shpeshtojnë sulmet ajrore./FolDrejt/
Lexo edhe:
Ramzan Kadyrov njofton një ofensivë të gjerë të forcave ruse në Ukrainë