Qyteti i Kiev-it (Kyiv), është zgjuar nga bombardimet e ashpra ruse në mëngjesin e sotëm, njoftojnë reporterët ndërkombëtar, përcjell Fol Drejt.
Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas raporteve të mediave lokale dhe zyrtarëve rajonalë.
Vitaliy Klitschko, kryetar i kryeqytetit, lëshoi një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Telegram pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke shkruar:
“Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”.
Klitschko tha se më shumë detaje do të pasojnë.
Associated Press raportoi gjithashtu se shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev pas zhurmës së raketave në hyrje. Deri më tani nuk është raportuar për viktima./FolDrejt/
Kyiv was reportedly targeted by Russian strikes this morning, multiple explosions were seen. pic.twitter.com/BC3VCWgiIJ
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 10, 2022