Futbollisti legjendar Samuel Eto’o ka qenë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e së hënës në Katar për shkak të një incidenti të ndodhur pas ndeshjes së 16-të mes Brazilit dhe Koresë së Jugut.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit ka bërë një foto me tifozët, por situata doli jashtë kontrollit në pak sekondë.
Eto fillimisht është konfliktuar verbalisht me një person dhe pasi i ka dhënë celularin njërit prej personave të ambientit të tij, ka vrapuar dhe ka goditur me gju në kokë djalin që mbante kamerën.
Kombëtarja e Kamerunit e përfundoi garën në Katar me një fitore në Grupin G ndaj Brazilit, por u eliminua, ashtu si kombëtarja e Serbisë.