Pasi bëri bujë historia e saj, duke qenë politikania e parë që mbante hixhab në parlamentin australjan, Fatima Payman mbajti një fjalim emocionues në Senat më 27 korrik, raporton Fol Drejt.
27-vjeçarja, e cili ka lindur në një familje refugjatësh nga Afganistani, është gjithashtu senatorja më e re në detyrë, e para afgano-australiane që është zgjedhur dhe senatori i tretë më i ri në historinë australiane. Në fjalimin e saj, Payman reflektoi mbi udhëtimin e saj në parlamentin federal dhe përparimin e vendit në përqafimin e “diversitetit të vërtetë”.
“Njëqind vjet më parë, e lëre më dhjetë vjet më parë, a do të pranonte ky parlament një grua të zgjedhë një hixhab për t’u zgjedhur?” – pyeti ajo.
Payman vazhdoi duke iu drejtuar paragjykuesve, përkatësisht vajzave dhe grave që preken prej tyre.
“Për ata që zgjedhin të më gjykojnë për atë se çfarë duhet të vesh ose kontestojnë kompetencën time bazuar në [pamjen] time të jashtme, dijeni se hixhabi është zgjedhja ime”, tha ajo.
“Dua që vajzat e reja që vendosin të mbajnë hixhabin, ta bëjnë këtë me krenari dhe ta bëjnë këtë duke ditur se kanë të drejtë ta mbajnë atë… Nuk pres që njerëzit të më gjykojnë se kam veshur shallin tim.”
Senatorja Payman shtoi se ajo ishte një “përfaqësuese e Australisë moderne”, duke qenë një politikane e re, progresive e lindur nga refugjatët. “Pavarësisht se ku keni lindur, pa marrë parasysh se nga cili shtet dhe territor jeni, pavarësisht se çfarë zgjidhni të vishni, pavarësisht kujt zgjidhni t’i besoni, pavarësisht se kë zgjidhni të doni, dijeni se Australia është një vend ku jeni të mirëseardhur dhe mund të jeni pjesë e një kolektivi të bashkuar”, përfundoi ajo./FolDrejt/