Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në jug të Koresë së Jugut, ku si pasojë copat e mëdha të betonit kanë përfunduar mbi një autobus që po lëvizte afër saj, dhe humbën jetën nëntë persona.
Ishin pikërisht copat e mëdha të betonit të ndërtesës së shembur në qytetin Gwangju, që ranë mbi autobusin me 17 pasagjerë, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
E me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë arritur t’i shpëtojnë tetë persona që kanë pësuar lëndime të rënda.
Por më vonë ata gjetën edhe kufomat e nëntë tjerëve, që nuk i kishin mbijetuar plagëve të marra.