Një urë 147 metra e gjatë u shemb në Norvegji gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke bërë që një kamion dhe një makinë të zhyten drejt ujit poshtë.
Policia u thirr në orën 07:30 me orën lokale për t’i ardhur në ndihmë shoferëve të bllokuar në urën e rrëzuar Tretten, në Norvegjinë qendrore, e cila kalon lumin Gudbrandsdalslaagen.
Të dy drejtuesit e mjeteve u shpëtuan dhe tani janë mirë, tha policia.
Një helikopter ishte i nevojshëm për të nxjerrë shoferin e kamionit nga automjeti i tij i mbytur. ndërsa drejtuesi i makinës ka artiur të dalë vetë nga automjeti i tij dhe të ngjitet në vend të sigurt. Ura gati 150 metra e gjatë lidh bregun perëndimor të lumit Gudbrandsdalslaagen dhe fshatin Tretten. Ura është vetëm një dekadë e vjetër, e hapur në vitin 2012.
“Është krejtësisht katastrofike, krejtësisht joreale”, tha kryebashkiaku Jon Halvor Midtmageli për gazetën Dabgladet.
“Është gjithashtu një urë mjaft e re.”
Federata Norvegjeze e Automjeteve tha se ura u kontrollua për herë të fundit në vitin 2021, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e urave të tilla.
Shkaku i shembjes nuk dihet ende.
Administrata Norvegjeze e Rrugëve Publike kërkoi një hetim të pavarur./abcnews.al/