Organizata Filantropike e Selanikut “Noiazoami” ka vijuar kërkimet dhe jep një shumë prej 3000 euro shpërblim, për personin që shkeli derisa ngordhi një kotele.
Kujtohet se kotelja endacake, vetëm 1.5 muajshe, kishte hasur në një vdekje të tmerrshme në këmbët e një të panjohuri, i cili sipas kujdestarëve të kafshëve, pasi e kishte ndjekur, e shkeli dhe madje kur kafsha e dëmtuar u zvarrit drejt folesë për tu fshehur , ai e shtypi sërish duke i dhënë fund, derisa ngordhi.
Akti i tij, i ndodhur në fund të gushtit, u regjistrua në kamerat të një dyqani aty pranë.
https://www.youtube.com/watch?v=VxLTkTkPiAM&t=1s&ab_channel=ProtoThema
Kujtojmë se një rast i ngjashëm është shënuar së fundmi në Tiranë.
Në një video të publikuar nga emisioni “Piranjat” shihet një grua duke keqtrajtuar një mace.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat në zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një vajzë që fillimisht përkëdhel dhe e më pas dhunon në mënyrë makabre një kotele në shkallët e pallatit.
Videoja është bërë virale dhe njerëz të shumtë kanë kërkuar që autoritetet të marrin masa ndaj vajzës që ka dhunuar macen.