Një 59 vjeçar është avitur pranë një endacaku, për ta mbuluar me pallton e tij, mirëpo, për befasinë e tij, ai e ka sulmuar, transmeton Fol Drejt.
Ngjarja ka ndodhur në New York, ndërsa bëhet fjalë për një të ri mashtrues, i cili hiqej si endacak.
Pasi 59 vjeçari e mbulon me pallto, endacaku e sulmon dhe ia rrëmben portofolin.
Përmes një video të publikuar në mediat e huaja shihet sesi qyte tari i afrohet 25 vjeçarit Xavier Israel, i cili ishte i shtrirë në trotuar përballë numrit “476” në 5th Avenue dhe duket sikur po fle, ndërkohë 59 vjeçari afrohet dhe i hedh sipër pallton e tij, ai menjëherë ngrihet dhe e sulmon atë.