Shirat e shumta kanë shkaktuar vështirësi në Shkup dhe pjesë tjera të Maqedonisë së Veriut, ndërsa videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë më së miri për përmasën e tyre, shkruan Fol Drejt.
Kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, ka mbledhur urgjentisht Shtabin e Krizës.
Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara.
Mësohet se reshjet e shiut kanë bllokuar më shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.
@tetovanews East Gate Mall nën ujë #Skopje East Gate Mall #flooded | Поплавен Ист Гејт Мол #poplava #nevreme #EastGateMall #nevrijeme #flood #flooding #flood ♬ original sound – Tetova News
Po ashtu, përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas intervenimit të zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar./FolDrejt/