Një aksident i frikshëm është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një rrugë diku në Shqipëri, shkruan Fol Drejt.
Një shofer i një motoçiklete për ka shpëtuar për një fije, pasi përfundoi nën rrotën e një kamioni, por jo për fajin e tij.
Ndërsa ishte duke vozitur krahas një kamioni, një shofere grua e ka hapur derën e veturës së parkuar, në të cilën është përplasur motoçiklisti.
Për fat, ai ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.
Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga “Harta Digjitale e Aksidenteve”, një faqe e cila bënë përpjekje për t’i ndërgjegjësuar shoferët rreth dukurisë në fjalë.
Nuk është bërë e ditur se në cilin vend saktësisht është shkaktuar aksidenti, por është bërë thirrje për kujdes.
Për më shumë, shihni videon: