Në kuadër të fushatës për t’u thënë “jo” produkteve serbe, dje është ndërmarrë një aktivitet simbolik në Skenderaj.
Siç njofton qytetari Smajl Balaj, të gjithë konsumatorët të cilët në qeset e tyre nuk kanë pasur prodhime serbe, janë shpërblyer me 12 produkte vendore.
Ky aktivitet nga përfaqësues të “Besa-besë”, vjen si përpjekje e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të refuzuar produktet që në barkodin e tyre kanë shifrën 860, si përfaqësim i produkteve nga Serbia.
Një akt i tillë siç shihet edhe në video është mirëpritur edhe nga qytetarët./FolDrejt/