Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në lagjen Kadikoy në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se viktimat janë shënuar nga zjarri i madh që shkaktoi ky shpërthim, derisa në rrjete sociale janë shpërndarë video ku shihet se ndërtesa është kapluar nga flakët.
Në vend të ngjarjes ka arritur kryetari i kësaj zone, Ali Jerlikaja, i cili e ka konfirmuar se deri tani janë konfirmuar të paktën tri viktima.
Në vend të ngjarjes janë edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë vënë situatën nën kontroll.
Sipas informacioneve të para shkaku i shpërthimit është rrjedhja e gazit në njërën nga banesat e ndërtesës, megjithatë zyrtarisht nuk është konfirmuar.
https://twitter.com/Io3iOn/status/1579169820200751104