Përmes një videoincizimi dhe duke iu referuar e duke cituar fakte e studime shkencore, Nadir Mura rreket ta trajtojë çështjen e trashëgimisë së shqiptarëve në Evropë.
Duke përmendur paraprakisht dashamirësinë e tij për t’u thelluar në studime dhe referimin ndaj studimeve shkencore, Mura në video trajton relacionin midis ilirëve e shqiptarëve për ta afirmuar këtë lidhje dhe për ta dëshmuar kështu lashtësinë e shqiptarëve.
Duke u nisur që nga relacioni i ilirëve me etruskët, me shqiptarët, sidomos në aspektin gjuhësor, Mura i jep theks të veçantë studimit të gjenetistit Sforza, që sipas Murës përfundimisht vërteton se shqiptarët janë populli më i vjetër i Evropës dhe bashkë me ta edhe gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë, me një lashtësi prej 6000 vjetësh, mbase edhe më tepër.
“Gjenetisti Sforza kreu një studim mbi të dhënat gjenetike mbi popullatën evropiane duke përdorur klasifikimet e grupeve të gjakut dhe shenuesve të ADN-së në lidhje me kromozomin Y”, njofton përmes videos Mura duke iu referuar studiuesve, teksa thekson tutje se përmes këtij studimi gjenetik, përfundimisht vlerësohet se gjuha shqipe e sotme, ndonëse ka ndryshuar nga ilirishtja, bashkë me shqiptarët sollën metoda të reja kultivimi në Evropë./FolDrejt/
Ndiqni videon e plote: