Një shtypshkronjë e një banke në Francë është kapluar nga zjarri, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.
Shtypshkronja e bankës franceze në Chamalieres në Francë, është përfshirë nga flakët si pasojë e të cilës kanë mbetur të lënduar 34 persona.
Sipas informatave zyrtare, zjarri është vënë në kontroll, dhe se punonjësit që ishin në ndërtesë tashmë janë të sigurt, transmeton Fol Drejt.
“Nuk e dimë se si ka shpërthyer zjarri,”, tha guvernatori lokal.
Po ashtu, nuk ka rrezik për banorët përreth.
Çdo vit në këtë shtypshkronjë shtypen 2.5 miliardë kartëmonedha.
En ce moment à la banque de france Clermont ferrand #clermontferrand #banquedefrance #incendie pic.twitter.com/NYPfPNLy7Z
— Thewatchoniste (@thewatchoniste) February 9, 2022