Njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, ka rrëfyer se si ka ardhur deri te ky akt.
Ahmed Abazi, njëri nga shoferët, ka thënë se terreni ishte edhe i rrëshqitshëm e në njërën anë frynte edhe erë.
Autobusi i cili u përplas me 18 janar, rreth orës 4.30, kishte me vete edhe familje me fëmijë.
Rasti pat ndodhur afër qytetit Kjustendill.
Sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.
Ai ka shtuar se:
“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.
Për më shumë, shihni videon: