Angel Di Maria dhe David Luiz kanë luajtur së bashku që në Portugali, kur ishin pjesë e skuadrës së Benfica para vitit 2010. Mbrojtësit brazilian, i njohur për shakatë e tij të shumta, i ngriti kurth argjentinasit që tani është pjesë e PSG në Francë.
Gjithçka u organizua më 1 prill, një datë specifike për rrengjet anembanë botës. Di Maria ra pre e kamerës së fshehtë që iu bë dhe nuk e kuptoi në asnjë moment atë që po ndodhte. Anësori po drejtonte makinën e tij dhe u ndal nga dy policë.
Në momentin ai që po kthehej, një grua – e cila po aktronte – u përplas nga cepi i makinës së futbollistit, të cilët policët nisën ta kontrollojnë. E njëjta procedurë edhe për mjetin lëvizës, ndërkohë që ata i vunë edhe prangat Di Marias./FolDrejt/