Një musliman sirian, i njohur si Ahmet Allus, i cili mori leje nga policia suedeze për të djegur Torën dhe Biblën përpara ambasadës izraelite në Stokholm, ka zgjedhur të mos i djegë librat e shenjtë, duke thënë se një musliman e ka të ndaluar këtë akt, shkruan Fol Drejt.
Ahmet Allus tha se vetëm donte të tërhiqte vëmendjen duke kërkuar leje për një gjest të tillë, por sipas tij, asnjë libër i shenjtë nuk duhet djegur.
“Unë jam musliman dhe nuk mund të djeg libra të shenjtë fetarë” – tha Allus para turmës së mbledhur.
“Ka një ndryshim midis lirisë së shprehjes dhe fyerjes së grupeve etnike. Djegia e Kuranit dhe librave të tjerë fetarë duhet të konsiderohet një krim urrejtjeje. Kam marrë leje nga policia për aktin e djegies së Toras dhe Biblës, vetëm për të tërhequr vëmendjen për këtë. Nuk kam asnjë qëllim që të djeg asnjë libër fetar” – citohet të ketë thënë Allus para turmës kureshtare dhe gazetarëve të shumtë.
Allus shpërfaqi një tjetër model të qytetërimit përpara të gjithë atyre që konsiderojnë se liria e shprehjes nuk ka kufij.
Ai citoi ajete kuranore që e vënë theksin tek këto ndalesa. Akti i tij, u lavdërua nga shumë njerëz./FolDrejt/
A Syrian Muslim who obtained permission from the Swedish police to burn the Torah and the Bible in front of the Israeli Embassy in Stockholm, has chosen not to burn the books.
Ahmet Allus said he wanted to draw attention to the fact that no sacred book should be burned.
“I am a… pic.twitter.com/z92qDjrMna
— 5Pillars (@5Pillarsuk) July 15, 2023