Raportohet se deri më tani, në Kazakistan janë arrestuar 9,900 persona, si pjesë e hetimeve për trazirat e javës së kaluar, thotë një njoftim zyrtar i ministrisë së brendshme, transmeton Fol Drejt.
Kazakhstan detains almost 10,000 over deadly unrest https://t.co/ZPM6R3RadB pic.twitter.com/WuxmWeZp2m
— Reuters (@Reuters) January 11, 2022
Presidenti Kassim-Yomart Tokayev e ka përshkruar situatën si një përpjekje për grusht shtet. Megjithëse protestat në fillim ishin paqësore dhe u nisën pas një rritjeje të çmimit të naftës.
The Presidential Palace in #Kazakhstan has been destroyed by protestors. Take a look.pic.twitter.com/9nJy8MHCSu
— Steve Hanke (@steve_hanke) January 8, 2022
Tokayev tha të hënën se “terroristë” nga vendet fqinje dhe Afganistani, si dhe nga Lindja e Mesme, ishin të përfshirë në trazira. Kreu i shtetit rrëzoi qeverinë e tij dhe disa zyrtarë të lartë të sigurisë u arrestuan për tradhti.
Tokayev gjithashtu njoftoi sot se forcat e dërguara nga vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) do të fillojnë të tërhiqen brenda dy ditësh dhe procesi do të përfundojë brenda 10 ditësh.
Vendi kërkoi ndihmën e CSTO, në mes të trazirave. Veç kësaj, presidenti Tokayev njoftoi në parlament se ai kishte emëruar Alikhan Smailov si kryeministrin e ri./FolDrejt/