Sergio Ramos humbi durimin teksa përshëndeti tifozët, duke e larguar me dhunë njërin nga fotografët.
Humbja ndaj Bayernit në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Ligës së Kampionëve e nervozoi mbrojtësin e PSG-së, Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll me eksperiencë përshëndeti tifozët e klubit parisien pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, por më pas humbi durimin.
Ai u hutua nga një fotograf që u përplas aksidentalisht me të. Përplasja ishte e lehtë, por shpërqendroi Ramosin. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër fotograf e përplasi duke bërë foto. Kjo gjë e ka zemëruar plotësisht ish-lojtarin e Real Madridit.
Ramos ka reaguar siç di shpesh të reagojë në fushë – e ka larguar me dhunë atë. Një përfaqësues i klubit ndërhyri dhe e distancoi lojtarin nga fotografi i habitur.
Sergio Ramos ende nuk ka bërë një deklaratë për planet e të ardhmes së tij në Paris. Kontrata e lidh atë me PSG-në deri më 30 qershor të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Sergio Ramos… 😭💀💀
— PSG Report (@PSG_Report) February 15, 2023
C'est passé inaperçu ça ? #SergioRamos #PSGBAY pic.twitter.com/cDleMfyfWI
— thx 🎏 (@thxmassss_) February 15, 2023