Një çift britanik është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim dhe mizori ndaj të miturve, shkruan Fol Drejt.
Çifti në fjalë, i dhanë fëmijës së tyre një gotë vodka dhe e plasuan videon në internet.
Videoja u bë virale, por edhe shkaktare që në derën e tyre të shtëpisë, të trokiste policia.
“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve”, njoftoi policia britanike.
Nëna e fëmijës shihet qartë duke i dhënë alkool fëmijës me një kapak shisheje, ndërsa babai sillet vërdallë duke parë gjithçka dhe duke mos ndërhyrë.
Abuzimi dhe mizoritë ndaj fëmijëve, ndëshkohen rëndë nga autoritetet, me ligj, në vendet perëndimore./FolDrejt/